LAJMI I FUNDIT:

Agjencia japoneze dhe MMPH nisin projektin për identifikimin e ndotësve të ajrit

Agjencia japoneze dhe MMPH nisin projektin për identifikimin e ndotësve të ajrit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (JICA), bën te ditur zyra për informim e kësaj ministrie.

Në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet JICA-s dhe MMPH-së si dhe projektet të cilat i mbështetë kjo agjenci.

Sipas komunikatës, ministrja Reshitaj e përfaqësuesit e Agjencisë Japoneze u koordinuan që brenda këtij muaji të nisë një hulumtim i mirëfilltë me të cilin do të identifikohen ndotësit e ajrit. “Me këtë hulumtim do të kuptohet se kush në të vërtet është ndotës më i madh i ajrit dhe në çfarë periudha kohore”, deklaroi Reshitaj.


Ministrja ka kërkuar që hulumtimi të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe të përmbajë të dhëna të detajuara, në mënyrë që pastaj të jetë më i lehtë orientimi dhe fokusimi i masave për përmirësim të ndotjes së ajrit.

Eksperti për monitorimin e cilësisë së ajrit nga Japonia, Keiichi Takahashi, ka potencuar se aktualisht nuk ka të dhëna të sakta të ndotësve të ajrit në rajonin e Prishtinës.

Sipas tij, ky hulumtim do të gjej dhe do të saktësojë burimin e ndotësve.

Në takim u bë e ditur se në këtë projekt hulumtim do të përfshihen ekspert japonez dhe vendës edhe studentë të Fakultetit të Makinerisë dhe ata të Shkencave Natyrore të Universitetit të Prishtinës.

Projekti parasheh hulumtimin e përdorimit të lëndëve djegëse nga ekonomitë familjare, fabrikat dhe operatorët e tjerë ekonomik.

Pas përfundimit të hulumtimit do të përfitohen të dhëna statistikore për llojin e lëndës djegëse, numrin dhe vitin e prodhimit të makinerisë së lëvizshme, pjesëmarrëse në komunikacion.

Nga oxhaqet e Termocentraleve të KEK-ut, Ferronikelit, fabrikave të prodhimi të asfaltit dhe të ndërmarrjeve tjera do të kontrollohet sasia e emetimit të gazrave në natyrë.

Projekti është paraparë të zgjasë 18 muaj, dhe përfundimisht do të identifikohen ndotësit e ajrit në rajonin e Prishtinës, në varësi edhe të ndryshimeve meteorologjike.

“Pas përfundimit të projektit do të nxjerrën rekomandime dhe do të merren masa, varësisht nga burimi dhe niveli i ndotjes me qëllim të përmirësimit të ajrit në Prishtinë dhe rrethinë”, theksohet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori