LAJMI I FUNDIT:

Agjencia e Pagesave: Vendimi për pagimin e subvencioneve është marrë para zgjedhjeve presidenciale

Agjencia e Pagesave: Vendimi për pagimin e subvencioneve është marrë para zgjedhjeve presidenciale

Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, përmes një njoftimi për shtyp, informon opinionin se zhdëmtimi i kultivuesve të rrushit në bazë të borxhit që kanë veraritë, është kryer në një procedurë tërësisht ligjore, bazuar në fondet e aprovuara në Buxhetin e Agjencisë për vitin 2019, dhe vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila parashikon ndihmë për kultivuesit që i kanë përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

“Më 4 shkurt 2019, Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, duke përmbushur kështu bazën ligjore për shtetin që të dëmshpërblejë kultivuesit. Më 7 shkurt 2019, në një seancë të jashtëzakonshme, Qeveria miratoi propozim vendimin mbi përcaktimin e dëmshpërblimit si masë pagese për rrushin e shitur. Këto vendime u bënë para shpalljes së zgjedhjeve presidenciale”, thuhet në reagimin e Agjencisë së Pagesave pas marrjes së vendimit të Komisionit për Parandalim të Korrupsionit dhe Konflikt Interesave për hapjen e procedurës për pagimin e këtyre subvencioneve.

Me këtë ndërhyrje, thuhet në reagim, nuk përfundon obligimi i kompanive private për pagimin e tërësishëm të borxhit që kanë verarit.


Komisioni për Antikorrupsion pjesërisht pranon ankesat e OBRM-PUKM-së kundër komunave të Gazi Babës dhe Shtipit
Lexo po ashtu Komisioni për Antikorrupsion pjesërisht pranon ankesat e OBRM-PUKM-së kundër komunave të Gazi Babës dhe Shtipit

Nga atje thonë se Gjykata Kushtetuese më 17.05.2017 e ka shfuqizuar dispozitën e Kodit Zgjedhor për ndalimin e subvencioneve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Kronika e Zezë
Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Politikë
Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Lajme
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Kalo në kategori