Mirëpo, Veliu, në një prononcim për Indeksonline i ka hedhur poshtë këto raportime.

“Sa i përket rrugëve me emrat e dëshmorëve si Zahir Pajaziti dhe Ilir Konushevci, kjo nuk qëndron, sepse këto rrugë nuk do të ndryshojnë”, ka thënë Veliu.


Sipas tij, komisioni ende nuk e ka kryer punën dhe se “dikush po dëshiron që kjo të bëhet temë para kohe”.