Skualifikimi i Shqipërise nga gara europiane e këngës, për tekstshkruesin Agim Doçi, lidhet drejtëpërsëdrejti me importin e këngëtarëve të përzgjedhur për të shkuar në këtë garë.
Pjesëmarrës dy herë në Eurovision, si autor i këngës së Anjeza Shahinit e Kejsi Tolës, Doçi thotë se interpretimi i mrekullueshëm i Linda Halimit nuk ka mjaftuar për ta çuar Shqipërinë në finale.
“Nuk u skualifikua Linda Halimi. U skualifikua Shqipëria dhe kjo na dhemb të gjithëve. E ndoqa me shumë interes dhe me ato që quhen “ethe” artistike, por pasi pashë të gjitha vendet konkurruese, vura re se ato që hynë në dhjetëshe për të shkuar në finale, ishin këngë më të bukura sesa ajo e kompozitorit Qafoku. Nuk më pëlqen një fakt: importi i këngëtarëve që shkojnë në këtë garë. Ne kemi këngëtarë të mrekullueshëm këtu, që mund ta përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë”, thotë poeti.
Për një përfaqësim sa më dinjitoz, Doçi thotë se zgjidhja do të ishte një testim paraprak.
“Para se të shkojmë në Eurosong, të bëhet një test, cila këngë, edhe nga Nata Finale e Radio Televizionit Shqiptar, të zgjidhen disa këngë e të bëhet një pasfestival me mjeshtra të muzikës, të cilëve nuk u del emri në festivalet europiane të korifejve të muzikës, tekstit, orkestracionit dhe interpretimit”, tha Doçi.
Një faktor tjetër në disfavor të Shqipërisë, duket të ketë qenë edhe mënyra e konkurrimit, e cila parashikon që vetëm shqiptarët që jetojnë në vendet konkurrente të natës së parë, mund të votonin për Shqipërinë.
“Ka lobingje pa dyshim në festivalet europiane, sepse komuniteti sllav voton për vete, shqiptarët në botë ndoshta kanë halle dhe telashe të tjera, që s’u bie në mend që të lëshojnë sms-në në dobi të Shqipërisë. Jam i trishtuar që skualifikohet Shqipëria, sepse ka pasur raste kur është shquar përballë 54 vendeve. Ne prapë këngën do ta çojmë, do ua vëmë njerëzve në buzë, siç ka thënë Agim Prodani “kemi artistë, të cilët dinë ta çojnë Shqipërinë dhe flamurin e saj, në këtë arenë europiane”, u shpreh poeti Agim Doçi.
Fati i keq i Shqipërisë, të cilës i ra shorti krah Qipros, Australisë, Armenisë, Polonisë apo Portugalisë, ku prezenca e shqiptarëve nuk është e konsiderueshme. Fakt mbetet që finalen e Eurovision, shqiptarët brenda e jashtë Shqipërisë do të duhet ta ndjekin përmes ekranit, duke bërë ndoshta tifo për shtetet e mbetura në garë, e duke shpresuar për një rezultat më të mirë për Shqipërinë, vitin e ardhshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

“Zhduket" Egli, Gjesti zgjohet duke e kërkuar, veprimi i tij ngjall reagime të fansave

Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Martohet për herë të dytë Fero

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri