LAJMI I FUNDIT:

Agani: Suhodolli paraqet kufirin mes jugut dhe veriut të Mitrovicës

Agani: Suhodolli paraqet kufirin mes jugut dhe veriut të Mitrovicës

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor ka folur për punën që ka bërë dikasteri që drejton në regjistrimin dhe legalizmin e objekteve pa leje.

Ai ka thënë se do të ketë një ligj të ri që rregullon këtë fushë, pasi ai i tanishmi ka disa mangësi. Sipas tij ligji do t’i thjeshtojë procedurat dhe do ta bëjë më të lehtë procesin e legalizimit.

Agani ka folur edhe për problematikën e vërshimeve, të cilat javët e fundit kanë shkaktuar probleme të mëdha në një varg komunash të vendit.


“Do t’i rregullojmë lumenjtë, shtretërit e tyre. Pikësëpari përgjegjësia është tek qytetarët që mbushin me mbeturina lumenjtë, po ashtu edhe tek komunat që nuk mbikëqyrin lumenjtë”, tha ai.

Sa i përket kufirit mes komunave Mitrovicë e Jugut – Mitrovicë e Veriut, ai ka thënë se vija ndarëse është në fshatin Suhodoll.

“Më nuk ka dilema për kufirin në mes komunave, Mitrovicë e Jugut dhe Mitrovicës së Veriut është vija në fshatin Suhodoll që e përcakton këtë. Kufiri administrativ është i qartë në mes dy komunave. Këtë e ka pranuar edhe Samuel Zbogar”, tha ai.