LAJMI I FUNDIT:

Afrona Dika: Kam qenë viktimë e bullizmit në fëmijëri dhe kam provuar shumë situata që tani më kanë bërë më të fortë

Afrona Dika: Kam qenë viktimë e bullizmit në fëmijëri dhe kam provuar shumë situata që tani më kanë bërë më të fortë
Afrona Dika (Foto: Instagram)

Blogerja shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, Afrona Dika, është mjaft e hapur me publikun dhe shpesh ndan eksperienca të ndryshme nga jeta e saj.

Ajo së fundmi ka folur për bullizmin, duke treguar se në fëmijëri ka qenë pre e këtij fenomeni.

Dika thekson se ka provuar shumë situata në jetë, të cilat e kanë bërë edhe më të fortë si person.


Afrona Dika (Foto: Instagram)

“Stop bulizmit. Unë kam qenë viktimë e bullizmit (ngacmimit) në fëmijërinë time dhe kam provuar shumë situata që tani më kanë bërë edhe më të fortë. Unë jam si jam sot, së bashku me plagët e mia. Jeta nuk është gjithmonë e lehtë”.

Të famshmit shqiptarë të tronditur nga vdekja e modeles Kasia Lenhardt, shprehin ngushëllimet e tyre përmes rrjeteve sociale
Lexo po ashtu Të famshmit shqiptarë të tronditur nga vdekja e modeles Kasia Lenhardt, shprehin ngushëllimet e tyre përmes rrjeteve sociale

“Ka momente të vështira që nuk janë gjithmonë të lehta për tu trajtuar. Jini të fortë dhe gjithmonë jini besnikë ndaj vetes në jetë, dhe gjithmonë do ta doni veten”, ka shkruar Dika mes tjerash në një postim që ka ndarë në InstaStory.

Afrona Dika (Foto: Instagram)

Ky reagim i Afronës vjen pas lajmit për vdekjen e modeles Kasia Lenhardt, e cila u gjet e vdekur ditën e djeshme (e mërkurë) në shtëpinë e saj në Berlin. /Telegrafi/