Site icon Telegrafi

I afron këmbën te fytyra – eskalon situata mes Olës dhe Vserlos në Big Brother VIP

Vserlo ka marrë vëmendje të madhe gjatë këtyre ditëve në Big Brother VIP Albania 4.

Ai ka krijuar situata të ndryshme e ka ngacmuar thuajse të gjithë banorët që janë në format.

E së fundmi pati një debat të ashpër me konkurrenten e re, Olën, ku kjo e fundit për pak sa nuk e preku me këmbë në fytyrë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Largohu. Mua mos mu afro. Kujt i tregon këmbët”, kanë qenë disa nga fjalët që janë thënë më tone të larta.

Lexo po ashtu Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

E më pas ndërhyri edhe Aldo, i cili tentoi të qetësonte situatën mes tyre në dhomë të gjumit.

Vserlo ka pak ditë që ka hyrë në shtëpi, por që i ka bërë lëmsh thuajse të gjithë.

Pritet të shihet se si do të jetë loja e tij në vazhdim dhe a do të mund të qëndrojë gjatë në format. /Telegrafi/

Exit mobile version