LAJMI I FUNDIT:

Afrika e Jugut padit për gjenocid Izraelin në Gjykatën e Hagës

Afrika e Jugut padit për gjenocid Izraelin në Gjykatën e Hagës

Republika e Afrikës së Jugut ka nisur procedurat kundër Izraelit përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, organit më të lartë gjyqësor të Kombeve të Bashkuara, për gjenocidin ndaj palestinezëve në Gaza.

Kombi afrikan gjithashtu kërkoi nga ky institucion që të urdhërojë shtetin hebre që të ndalojë sulmet e tij, raporton skynews.

Parashtrimi i Afrikës së Jugut pretendon se “veprimet dhe mosveprimet e Izraelit … janë gjenocidale”, duke pasur parasysh se ato u ndërmorën me qëllimin “për të shkatërruar palestinezët në Gaza si pjesë e grupit më të gjerë kombëtar, racor dhe etnik palestinez”.


Pamje dramatike - ushtria izraelite hodhi në erë një rrjet tuneli në Gaza, shkatërruan edhe një strehë të liderit të Hamasit
Lexo po ashtu Pamje dramatike - ushtria izraelite hodhi në erë një rrjet tuneli në Gaza, shkatërruan edhe një strehë të liderit të Hamasit

Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, me seli në Hagë të Holandës, i kërkohet të nxjerrë një masë të përkohshme që urdhëron Izraelin të ndalojë operacionet ushtarake në Gaza.

Afrika e Jugut mund të inicojë këtë procedurë në bazë të Konventës së Gjenocidit, sepse si Izraeli ashtu edhe Afrika e Jugut janë nënshkrues të kësaj konvente.

Izraeli i është përgjigjur kërkesës – duke i quajtur pretendimet si “të pabaza” dhe “shpifje”.

Ai gjithashtu pretendoi se Afrika e Jugut po “bashkëpunonte” me “grupin terrorist [Hamasin] që bën thirrje për shkatërrimin e Izraelit”.

Izraeli, në përgjigjen e tij, përsëri këmbënguli se po lufton kundër Hamasit dhe jo popullit të Gazës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori