“Duket sikur frenat janë bllokuar përderisa shoferi ka humbur kontrollin”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë rrugore të krahinës Vest Kejp.

Midis viktimave janë dy fëmijë, përderisa 44 udhëtarë kanë marrë plagë.


Policia pohon se numri i viktimave mund të rritet si dhe ende nuk është e ditur se sa ka qenë numri i udhëtarëve në autobus.

Trafiku rrugorë është mënyra kryesore e udhëtimit të Republikën jugoafrikane përderisa pushtetarët me ligje të forta përpiqen ta luftojnë vozitjen e pasigurt dhe mosmirëmbajtjen e veturave. Çdo vit në rrugët e këtij vendi nga aksidentet humbin jetë rreth 14 000 njerëz. /Telegrafi/