Shëtitja 10-ditore me anijen që u nis nga Queensland i Australisë, nuk ka shkuar mirë për afro 100 udhëtarë, të cilët janë prekur nga një virus i panjohur.

Anija ka bërë ndalesë të emergjente në Brisbane, sepse gjendja pasagjerëve ishte jashtë kontrollit dhe nuk mund të ndalonin së vjelli dhe kishin barkqitje, transmeton Telegrafi.


Afro 100 persona që po shëtisnin me anije jane semure ne diten e pare te udhetimit foto 2 Anija ku u sëmurën udhëtarët

Mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetë dhe nën kontrollin e duhur, ndërsa anija i është nënshtruar një pastrimi gjeneral.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi përhapjen e virusit, që besohet se e ka futur një nga pasagjerët.

Por, në këtë anije, kishte ndodhur një rast i njëjtë gjatë muajit mars, por me shumë më pak të prekur. /Telegrafi/