LAJMI I FUNDIT:

AfD nuk arriti të fitojë zgjedhjet e landit gjerman, kryeson SPD e Scholz – thonë projeksionet e para zgjedhore

AfD nuk arriti të fitojë zgjedhjet e landit gjerman, kryeson SPD e Scholz – thonë projeksionet e para zgjedhore

Sipas rezultateve të para zgjedhore, partia e kryeministrit të preferuar në Brandenburg, Dietmar Woidke, SPD, arrin të marrë 31,2% të votave, kurse AfD në 29,9%.

Socialdemokratët në Brandeburg duhen të ndjehen të çliruar dhe të festojnë këtë të diel.

Të dhënat flasin për një fitore të SPD në zgjedhjet e landit në Brandenburg.


Sipas prognozës së ARD, e Institutit infratest dimap, Partia Socialdemokrate arrin 31,2% të votave, vetëm pak para AfD-së me 29.9%.

Kurse sipas të dhënave të grupit studimor “Zgjedhjet” për televizionin ZDF, SPD kryeson me 31,8%, e dyta renditet AfD me 29,2%.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të SPD-së, Kevin Kühnert, funksionoi “maratona e arritjes së objektivit”.

SPD e landit u angazhua maksimalisht javët e fundit. Por problemet e partisë SPD në federatë nuk janë bërë më të vogla, tha Kühnert.

AfD, e cila kohët e fundit ishte kryesuese në sondazhe u rendit në vendin e dytë. Por trendi i saj është në rritje. Para pesë vjetësh në këtë land AfD mori vetëm 23% të votave.

CDU arriti 11.8 për qind, kurse Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW) e sapo formuar arrin menjëherë 12 për qind.

Të Gjelbrit arrijnë 5% të votave, sipas infratest dimap. Kurse E Majta nuk ka gjasa të kalojë kufirin pesë për qind.

Në Brandenburg nuk hyjnë në parlamentin e landit partitë që arrijnë më pak se niveli 5% i votave, vetëm nëse arrijnë të marrin një mandat të drejtpërdrejtë.

Roli i kryeministrit Woidke

Zgjedhjet e së dielës ishin edhe një votim për të ardhmen e kryeministrit, Dietmar Woidke (SPD) me tre mandate qeverisjeje deri tani.

Ai kishte bërë të ditur, se nëse AfD arrin të dalë forca kryesore do të tërhiqej nga qeveria. Kryeministri i Brandenburgut, Woidke është mjaft popullor në land.

Sipas barometrit të ZDF-së më 19 shtator, 59% e votuesve e dëshironin atë si kryeministër.

Para votimeve të gjitha partitë e kishin përjashtuar një koalicion me AfD.

Zyra e Mbrojtjes Kushtetuese e ka kategorizuar degën e AfD për landin si rast të dyshuar ekstremist, kurse kandidatin e saj kryesor Hans-Christoph Berndt si ekstremist të djathtë.

Me 73 për qind, pjesëmarrja në votime ishte dukshëm më e lartë se në vitin 2019. Në atë kohë, 61,3 për qind shkuan në votime. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori