Qeveria shqiptare njoftoi se do të shpallë një garë brenda këtij viti për ndërtimin e një aeroporti të ri në Gjirokastër.
Vendimi vjen pas mungesës së interesimit të investitorëve për ndërtimin e një aeroporti që ishte përcaktuar të ndërtohej në Sarandë.
Drejtuesit vendorë dhe përfaqësuesit e bizneseve në Gjirokastër e kanë vlerësuar vendimin si një hap të mëtejshëm për realizimin e përpjekjes së tyre për ndërtimin e një aeroporti në këtë qytet, i cili prej vitit 2005 është përfshirë në listën e pasurive botërore që mbrohen nga UNESCO.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se është dashur të rishikohen planet për ndërtimin e një aeroporti të ri në jug të vendit.
“Është dashur që të rishikojmë të gjitha planet tona për sa i përket efikasitetit të aeroportit në jug të Shqipërisë. Duke pasur parasysh që ne e kemi një fushë ajrore në Gjirokastër, duke pasur parasysh që infrastruktura, tashmë e ndërtuar që lidh Gjirokastrën me Sarandën, jep mundësinë e një kalimi për jo më shumë se 35 deri në 45 minuta dhe nga ana tjetër duke pasur paarsysh që në Shqipëri nuk po zhvillohet vetëm turizmi bregdetar, por po zhvillohet turizmi kudo, shikoni Tiranën që vazhdon të jetë plot vizitorë, apo numrin e vizitorëve që ka pasur Gjirokastra, Permeti, Tepelena, Korça, aeroporti i jugut është menduar në zonën e Gjirokastrës dhe do t’i shërbejë gjithë zonës, edhe Sarandës dhe Ksamilit”, tha zonja Balluku.
Aktorët vendorë në Gjirokastër e kanë vlerësuar vendimin e ri pasi prej vitesh Forumi për Ndërtimin e Aeroportit dhe qeveria vendore po bënte përpjekje për miratimin e ngritjes së aeroportit.
Llambi Margariti, përfaqësues i Forumit thotë se Gjirokastra fitoi atë që kishte kërkuar prej kohësh, ndërtimin e një aeroporti turistik.
“Gjatë gjithë kohës edhe Bashkia , duke e pasur si pronë të vetën, nuk e la zonën e aeroportit për t`u tjetërsuar nga ndërtimet. Kjo zonë është ruajtur më së miri dhe vitin e shkuar ajo u licensua nga Shërbimi i Aviacionit Civil për fluturimet sportive. Përpjekjet tani do vijojnë më tej, për ta bërë këtë ëndërr realitet“, tha zoti Margariti.
Edhe kryetari i Dhomës së Tregtisë së Gjirokastrës Maksi Hoxha thotë se lajmi është shumë i mirë, sidomos për sipërmarrjet turistike.
“Gjirokastra ka marrë një hov shumë të madh sidomos në fushën e turizmit. Vitet që kaluam e treguan këtë gjë dhe pritshmëritë edhe për këtë vit janë shumë ta larta. Ndërtimi i aeroportit do t`i jepte një shtysë shumë të madhe zhvillimit të turizmit dhe jo vetëm, pasi aeroporti si investim gërsheton një numër të madh biznesesh” , thotë zoti Hoxha.
Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi thotë për Zërin e Amerikës se ndërtimi aeroportit do të ndihmojë gjithë rajonin turistik.
“Është një lajm pozitiv dhe i dëshiruar jo thjesht për qytetin e Gjirokastrës dhe Qarkun e Gjirokastrës. Këtu po flasim për një ofertë të përbashkët turistike të Sarandës dhe Gjirokastrës. Me këtë numër të turistëve në rritje që ka pasur në 2023 dhe presim në 2024, aeroporti është një pikë e rëndësishme zhvillimi dhe do sjellë më shumë punësim dhe zhvillim ekonomik të kësaj zone“, tha zoti Golemi.
Aeroporti i Gjirokastrës ka një traditë historike. Linja e parë ajrore Tiranë-Gjirokastër-Tiranë nisi më 11 gusht të vitit 1929 dhe ishte operative vetëm në kushte optimale të motit.
Deri në fundin e Luftës së Dytë Botërore aeroporti i Gjirokastrës shërbeu për fluturime avionësh të vegjël me Tiranën, Korçën dhe me Brindizin në Itali.
Pak vite më parë në aerodromin e Gjirokastrës nisën të organizoheshin fluturime me avionë të vegjël sportivë. Vetëm vitin e shkuar pati rreth 100 fluturime të këtij lloji. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Shqiptarët në Bursa të Turqisë organizojnë iftar masiv

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa