Një aeroplan i vogël është prezantuar këto ditë, i cili është modifikuar nga pronari dhe shndërruar në një "klube nate" në rrota.

Vetura unike mund të transportojë deri në 8 pasagjerë dhe ka rrota prej 28 inç, ndërsa trupin nuk e ka të ndryshuar dhe nga jashtë duket si aeroplan, transmeton Telegrafi.


Atë tani e ka nxjerrë në shitje pronari, dhe të gjithë ata që janë të gatshëm të paguajnë 5 milionë dollarë mund ta kenë në garazhin e tyre.

Para se të debutonte në një panair gjatë vitit të kaluar, aeroplani 28 metra i gjatë ishte përdorur për fluturime për plotë 12 vite.

Punimet për shndërrimin e aeroplanit në veturë janë kryer nga kompania me seli në Illionis të SHBA-ve, Jetsetter Inc, ndërsa ideja është marrë nga Dan Harris dhe Frnak DeAngelo.

Brenda ka të pajisur drita LED, altoparlantë, ekrane gjigante dhe karrige të prodhuara enkas për ahengje të martesave. /Telegrafi/

1 275

2 121

3 89

4 82

5 69

6 48

7 37

8 33

9 33

10 27

11 24

12 15

13 13

14 13

15 10

16 10

17 7

18 6

19 6

20 6

21 6

22 8

23 7