LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani rus filloi ‘të dridhej’, pasagjerëve u tha të shtriheshin në dysheme – detaje dhe pamje të tmerrit që përjetuan ata që ishin brenda

Aeroplani rus filloi ‘të dridhej’, pasagjerëve u tha të shtriheshin në dysheme – detaje dhe pamje të tmerrit që përjetuan ata që ishin brenda

Ky thuhet të jetë momenti kur pasagjerët u tmerruan kur një aeroplan rus Aeroflot “dridhej” në mënyrë të pakontrolluar pasi u godit nga turbulenca.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pasagjerët e goditur nga paniku në aeroplanin Boeing 777-300 mund të shiheshin duke u kapur për ulëset përpara tyre, ndërsa aeroplani u përplas gjatë një fluturimi në linjën Petropavlovsk-Kamchatsky për në Moskë.

Dhe ndërsa aeroplani po fluturonte mbi malet veriore të Uraleve, aeroplani papritmas filloi të dridhej.


Si pasojë, një grua që kishte shkuar në tualet para se të fillonin turbulencat mbeti me një lëndim në kokë në përpjekje për t’u kthyer në vendin e saj.

Ndërsa një pasagjere femër e quajtur Lyubov më vonë tha se ekuipazhi i paralajmëroi njerëzit për turbulencat, por askush nuk e priste që ato të ishin kaq e fuqishme.

Ajo tha se udhëtarëve fillimisht iu kërkua të lidhnin rripat e sigurimit dhe të qëndronin ulur, por më vonë iu kërkua të shtriheshin në dysheme.

“Dukej sikur po rrëzoheshim. Ishte e frikshme. Gjithçka filloi papritur – pati turbulenca të forta. Gruaja e plagosur në atë moment ndodhej në tualet dhe po përpiqej të shkonte në vendin e saj. Ajo mori një lëndim në kokë”, tha Lyubov.

Ekuipazhi më pas filloi të kërkonte mjekë në bord.

Aeroplani u ul në mënyrë të sigurt në destinacionin e tij pa incidente të mëtejshme.

Numri i anëtarëve të ekuipazhit të kabinës të plagosur dhe shkalla e lëndimeve të tyre nuk është bërë e ditur nga linja ajrore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Evropa
Zelensky: Marrëdhëniet me SHBA-në do t'i shpëtojë por nuk do t'i lëshojë Rusisë asnjë territor

Zelensky: Marrëdhëniet me SHBA-në do t'i shpëtojë por nuk do t'i lëshojë Rusisë asnjë territor

Botë

"Mos u shqetësoni shumë për Putinin, se do të përfundoni si Evropa", Trump u drejtohet amerikanëve

Botë
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Trump e bën anglishten gjuhën zyrtare të SHBA-së

Trump e bën anglishten gjuhën zyrtare të SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori