Aeroplani me pasagjerë nga Izraeli u detyrua të zbarkojë diku tjetër, pasi qindra pro-palestinezë vërshuan një aeroport në Dagestan

Një fluturim nga Izraeli në Republikën Ruse të Dagestanit më herët gjatë ditës së sotme u detyrua të devijonte nga destinacioni i synuar në kryeqytetin Makhachkala pasi protestuesit pro-palestinezë sulmuan aeroportin, duke kërkuar të sulmonin pasagjerë izraelitë, sipas raportimeve të shumta.
Aeroplani u ul në një aeroport alternativ, por edhe atje u përball me trazira, sipas Channel 12. Pasagjerët u udhëzuan të qëndronin brenda aeroplanit dhe forcat e rendit u vendosën në vendngjarje për t'i mbrojtur ata, transmeton Telegrafi.
Pamjet e shumta të shpërndara në rrjetet sociale tregon se si një turmë njerëzish sulmuan aeroportin e qytetit Makhachakla në pritje të aeroplanit që po vinte nga Izraeli.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































