Adriana Matoshi realizon fotosesion me veshje kombëtare: Vetëm bashkë jemi të fortë

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka ardhur me një fotosesion të veçantë për ditën e 28 nëntorit.
Matoshi në rrjetet sociale postoi disa imazhe ku shihet me veshjet kombëtare.
Krahas imazheve të publikuara për fansat e saj të shumtë, aktorja po ashtu bashkëngjiti disa fakte dhe ngjarjet më të rëndësishme për popullin shqiptarë që kanë ndodhur pikërisht me 28 nëntori.

Fotografit e Adrianës u pritën mirë dhe morën komente e pëlqime të shumta , nga ana e adhuruesve dhe miqve të saj.
Më poshtë postimi i plotë i Adriana Matoshit:28 nëntor të vitit 1443 Gjergj Kastrioti -Skënderbeu ngriti flamurin në kalanë e Krujes 28 nëntor 1912 Ismail Qemajli ngriti flamurin në Vlorë 28 nëntor të vitit 1955 lindi Adem Jashari 28 nëntor të vitit 1997 u krijua Ushtria Çlirimtare e Kosovës 28 nëntor 1999 menjëherë pas luftës një djalë me emrin Flamur në Gjilan vret një person dhe plagosë dhjetar të tjerë…. Dujeni njëri - tjetrin, ndaleni urrejtjen, rrahjet, therjet, vrasjet. Vetëm bashkë jemi të fortë! Gëzuar.
/Telegrafi/
































































