LAJMI I FUNDIT:

Adriana Lima me një fustan që më shumë zbulon se sa mbulon: Detaje të arta dhe një ngjyrë që rrallëkush vendos!

Adriana Lima me një fustan që më shumë zbulon se sa mbulon: Detaje të arta dhe një ngjyrë që rrallëkush vendos!

Shumëkush mendon se Adriana Lima (40) është engjëlli më i mirë i “Victoria’s Secret” dhe, përveçse në pasarela, ajo tërheq vëmendjen edhe me çdo dalje të saj në tapetin e kuq

Në premierën e “Last Night In Soho” në Los Angeles, partneri i saj Andre Lemmers iu bashkua në tapetin e kuq, por të gjithë i kishin drejtuar sytë te bukuroshja braziliane, transmeton Telegrafi.

Ajo mbërriti në eveniment me një mini-fustan të verdhë me detaje floriri vezulluese, i cili vuri në dukje këmbët e saj të gjata dhe figurën e hollë.


Bëhet fjalë për një fustan të markës libaneze Azzi & Osta, i cili është krijuar për të tërhequr vëmendjen dhe për të shkuar në ahengje.

Krahas fustanit ajo ka veshur taka floriri me rripa, ndërsa falë flokëve të ngritur në gërshet ka vënë në pah edhe vathët e varur diamanti.

Ajo i plotësoi të gjitha me grim të mrekullueshëm, i cili i solli buzët në plan të parë me buzëkuq të kuq të ndezur.

A ju pëlqen ky edicion i bukuroshes brraziliane?

/Telegrafi/