Adoleshenti britanik vizaton me dorë një libër me 1300 faqe

Një adoleshent britanik ka thyer një Rekord Botëror Guinness duke vizatuar me dorë një libër me 1300 faqe.
Max Budgen, 17 vjeç, nga Petersfield, Hampshire, i tha Rekordeve Botërore Guinness se e vizatoi librin e tij, me titull Thunder Strikes, gjatë disa ditëve.
"Përpjekja për të thyer rekordin zgjati disa ditë. Ulesha në tavolinën time, në shkollë, në trena dhe vizatoja", tha ai.
“Libri i përfunduar i dha atij titullin për numrin më të madh të faqeve në një libër” të vizatuar me dorë.
"Disa nga momentet më të vështira gjatë përpjekjes për këtë rekord, mendoj se kishin të bënin me faktin se “flip-librat” zakonisht janë të shkurtër, të gjallë dhe me tregime interesante", tha ai.
"Kur arrita rreth faqes 500, po ndihesha mjaft i mërzitur dhe më mungonin idetë. Por, megjithatë, i kujtova vetes se rekordet botërore nuk janë të lehta. Kështu që vazhdova me këmbëngulje", përfundoi ai. /Telegrafi/





















































