Komandanti i Forcave të NATO-s për Evropën me seli në Napoli, admirali James Foggo III, si dhe komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Salvatore Cuoci, kanë vizituar sot urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Gjatë kësaj vizite i shoqëruar nga kryetari i Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, në një prononcim për media, Foggo shprehu keqardhje për vrasjen e Oliver Ivanoviq si dhe garantoi siguri të plotë për gjithë territorin e Republikës së Kosovës.


"Është nder që gjendem këtu. KFOR qëndron këtu për të bërë gjithçka për të ruajtur stabilitetin. Gjendem këtu pas vrasjes së Oliver Ivanoviq. KFOR ka 18 vjet që qëndron këtu, si pjesë e politikave të NATO-s”, ka thënë Foggo.

Komandanti Foggo gjithashtu  tha se prezenca e dy kryetarëve është mesazh i qartë për siguri në vend.

Admirali James Foggo III së bashku me dy kryetarët e komunave të Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri si edhe asaj veriore, Goran Rakiq, ecën për pak minuta në sheshin “Kral Peter”, në veri të Mitrovicës./Telegrafi/

27583286 10215020585690735 676138608 n

27605409 10215020569010318 994742117 o

27605933 10215020576730511 1904590239 o

27650392 10215020577650534 2005461141 o

27650487 10215020573770437 1408040075 o

27710875 10215020572850414 1427042073 o