Administratorja e USAID, Samantha Power, mbrëmë e filloi vizitën zyrtare në Kosovë, dhe u prit në Innovation Centre Kosovo (ICK) nga komuniteti i ICT, ndërmarrësit dhe stafi i qendrës.

E shoqëruar nga Ambasadori Amerikan, Jeff Hovenier dhe shefja e USAID Kosovo, Zeinah Salahi, Power u prit nga ud Drejtori Ekzekutiv, Uranik Begu, stafi i ICK-së dhe komuniteti.


Në vizitën e parë të saj në Kosovë që nga viti 1999, ku shërbeu si korrespondente e luftës, znj. Power nuk e fshehu ngazëllimin që në Kosovë tani është për një tregim tjetër, atë të suksesit, forcimit të “Brendit” të shtetit të Kosovës, zhvillimit ekonomik, prosperitetit dhe paqes.

2 22

“Jam shumë e lumtur që drejtoj USAID-in dhe ndihem e frymëzuar me punën që është bërë në Kosovë. Jemi të përkushtuar të ju ndihmojmë tutje, vet Presidenti Biden është i përkushtuar në normalizimin e marrëdhënieve me fqinjtë në Ballkan, dhe zhvillimi i sektorit privat & ndërmarrësisë mund të ndikojë fuqishëm edhe në këtë aspekt”.

Power më pas shkroi në Twitter se “e ardhmja e Kosovës është e ndritur, falë dinamizmit dhe zgjuarsisë së ndërmarrësve dhe liderëve të rinj. Dëgjova ide plot vizion për të ardhmen dhe përkushtim të njerëve që të vazhdojnë ta ndërtojnë tutje Kosovën”.

12 1

UD Drejtori Ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu, i cili e priti znj. Power u shpreh i kënaqur me vendimin e saj për të vizituar Kosovën dhe gatishmërinë për të ndihmuar vendin tonë nga një pozicion tejet i rëndësishëm i Administratës së SHBA-ve.

Pjesë e delegacionit pritës të Administratores Power në ICK, ishin edhe: Vesa Morina - ZetaCorp, Vjosa Shala - Nerdy Creative, Valon Shabani - Cloud my Business, Bardh Kadiu - KidsDay dhe mentorët Donjeta Sahataciu, Hana Qerimi, Vigan Budima dhe Leart Zogjani. /Telegrafi/