Administrata Trump do t’i dëbojë një milion emigrantë në vit – Meksika nuk do t’i pranojë shumicën prej tyre

Meksika dëshiron të arrijë një marrëveshje me administratën e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump që të mos pranojë të dëbuar me origjinë nga vendet e treta në rastin e dëbimeve masive të emigrantëve të paligjshëm nga SHBA-ja, tha sot presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum.
Trump premtoi të deportonte emigrantët që jetonin ilegalisht në SHBA ndërsa zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, tha se do të deportonte një milion njerëz në vit.
Meksika ka qenë një hallkë kyçe në politikën amerikane të imigracionit në vitet e fundit, duke pranuar emigrantë nga vende si Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela, të cilët janë dëbuar nga SHBA, shkruan reuters.
“Ne shpresojmë të arrijmë një marrëveshje me administratën Trumpit në mënyrë që, në rast se ndodhin këto deportime (masive), ata dërgojnë njerëz nga vendet e tjera drejtpërdrejt në vendet e tyre të origjinës”, tha Sheinbaum.
Meksika “qëndron në solidaritet me të gjithë, por qëllimi i saj kryesor është të mirëpresë meksikanët,” tha ajo.
Ndryshe, marrëdhëniet komplekse diplomatike që SHBA-ja ka me disa prej këtyre vendeve e bëjnë të vështirë deportimin e emigrantëve të këtyre kombësive drejtpërdrejt në vendet e tyre të origjinës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës