LAJMI I FUNDIT:

Administrata e Gjilanit i sugjeron qytetarët që të përdorin aplikimin online për dokumente të gjendjes civile

Administrata e Gjilanit i sugjeron qytetarët që të përdorin aplikimin online për dokumente të gjendjes civile

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme e Komunës së Gjilanit, ka njoftuar qytetarët se për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, mund të aplikojnë online për t’u pajisur me dokumente të gjendjes civile.

Drejtori Bardhyl Syla ka thënë se përmes kësaj forme, qytetarët mund të aplikojnë për disa lloje të dokumenteve të gjendjes civile: Ekstrakt i lindjes, Certifikatë e lindjes, Certifikatë e martesës, Certifikatë e vdekjes, Certifikatë e vendbanimit, Certifikatë e shtetësisë dhe Vërtetim nga arkivi.

Për aplikim online, qytetarët duhet të futen në ueb faqen e komunës kk.rks-gov.net/Gjilan ku do të gjejnë edhe udhëzuesin për hapat që duhet ndjekur.


Syla thotë se Drejtoria për Administratë të Përgjithshme do të dërgojë dokumentin e kërkuar të gjendjes civile tek adresa e aplikuesit, përmes shërbimit postar.

Ndërkaq, për shërbimet tjera administrative, Drejtoria e Administratës së Përgjithshme është duke funksionuar me kapacitete të reduktuara të burimeve njerëzore, në përputhje me masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ato Komunale dhe ato do t`i ofrojë në sportele. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori