LAJMI I FUNDIT:

Administrata e Bidenit intensifikon përpjekjet për prodhimin e energjisë nga era

Administrata e Bidenit intensifikon përpjekjet për prodhimin e energjisë nga era

Administrata e presidentit Joe Biden po intensifikon përpjekjet për të rritur ndjeshëm energjinë nga era në det të hapur përgjatë brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se po ndërmerr hapat fillestarë drejt miratimit të një ferme të madhe me erë në brigjet e shtetit të New Jersey si pjesë e një përpjekjeje për të prodhuar energji elektrike për më shumë se 10 milionë shtëpi në të gjithë vendin deri në vitin 2030.

Përmbushja e këtij objektivi mund të nënkuptojë vende pune për më shumë se 44 mijë të vetëpunësuar dhe për 33,000 të tjerë punësim që ka lidhje jo të drejtpërdrejtë me të, tha Shtëpia e Bardhë. Përpjekja gjithashtu do të ndihmojë në eliminimin e çlirimit të 78 milionë tonë dyoksidi karboni në vit, një hap kyç në luftën e administratës për të ngadalësuar ngrohjen botërore.

“Biden beson se kemi një mundësi të jashtëzakonshme para nesh për të luftuar jo vetëm kërcënimet e ndryshimit të klimës, por ta përdorim atë si një shans për të krijuar miliona vende pune me pagë të mirë, që do të nxisin rimëkëmbjen ekonomike të Amerikës. Angazhimi i administratës ndaj kësaj industrie ende të pashfrytëzuar do të krijojë shanse që njerëzit të hyjnë në klasën e mesme për njerëzit nga të gjitha prejardhjet dhe komunitetet”, tha këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për Klimën, Gina McCarthy.


Administrata tha se synon të përgatisë një analizë zyrtare mjedisore për projektin Ocean Wind (Erërat e Oqeanit) pranë New Jersey. Kjo do t’i hapte rrugën shndërrimit të tij nënë projektin e tretë të konsiderueshëm, për energjia nga era në Shtetet e Bashkuara.

Administrata u zotua gjithashtu të investojë 230 milion dollarë për të modernizuar portet amerikane dhe të sigurojë deri në 3 miliard dollarë garanci kredish për projektet e erës në det të hapur përmes programit të kredisë për energji të pastër të Departamentit të Energjisë.

“Do të jetë një fluks masiv vendesh pune me paga të mira, që ngrenë nivelin e jetës së njerëzve”, tha Sekretarja e Energjisë, Jennifer Granholm.

Ocean Wind, afro 25 mijë kilometra larg bregut të jugut të New Jersey, parashikohet të prodhojë rreth 1,100 megavat në vit, i barasvlershëm me furnizimin me energji të 500 mijë shtëpive, kur të vihet në funksionim në vitin 2024.

Presidenti Biden është zotuar të dyfishojë prodhimin energjisë së erës në det të hapur deri në 2030 si pjesë e përpjekjes së tij për të ngadalësuar ndryshimet e klimës.

Miratimi i mundshëm i projekteve në brigjet e Atlantikut – skaji kryesor i të paktën 16 projekteve të erës në det të hapur përgjatë Bregut Lindor – shënon një kthesë të mprehtë nga administrate e ish-presidentit Donald Trump, e cila frenoi prodhimin e energjisë nga era si në tokë ashtu edhe në oqean. /VoA/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori