LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Unë si kryetar dhe çdo person e organ tjetër i plotësojmë të gjitha kushtet ligjore për licencim të FFK-së

Ademi: Unë si kryetar dhe çdo person e organ tjetër i plotësojmë të gjitha kushtet ligjore për licencim të FFK-së
(Foto: ffk-kosova.com/Facebook/Agim Ademi)

Derisa vazhdon të mbetet temë diskutimi licencimi i Federatës së Futbollit të Kosovës nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, presidenti Agim Ademi ka bërë një reagim duke publikuar dokumente, përmes të cilave pohon se ka dëshmuar para komisionit vlerësues për licencim se nuk është i dënuar nga asnjë gjykatë në Kosovë.

I pari i FFK-së i ka përgënjeshtruar ato që – siç ka thënë – “kinse nuk kam ofruar dëshmi nga gjykata, që organet drejtuese nuk janë të dënuar me vendim të formës së prerë”.

“Unë si kryetar dhe çdo person e organ tjetër i FFK-së, i plotësojmë të gjitha kushtet ligjore për licencim të FFK-së. Në ditët në vijim, besojmë, se do të përmbyllet ky proces, në mënyrë që mos t’u lihet më hapësirë dezinformatave të tilla”.


(Foto: Facebook/Agim Ademi)

Në vijim është postimi i plotë i Ademit (pa ndërhyrje):

Reagim ndaj dezinformatave që kinse nuk e kam certifikatën nga gjykata që dëshmon se nuk kam dënim të plotfuqishëm.

Duke pas parasysh që ditëve të fundit po dezinformohet publiku me të pavërteta rreth një dokument-konfirmimi nga gjykata që dëshmon që nuk kam dënim të plotfuqishëm, e që është një nga kushtet për plotësimin e dokumantacionit për rilicencim të FFK-së dhe çdo federate tjetër, edhe pse nuk jam personalitet që i demantoj shpesh dezinformatat e tilla, sidomos kur vijnë nga njerëz që nuk paraqesin as nuk përfaqësojnë asgjë në futboll, kësaj radhe e ndjej për obligim të bëj një sqarim për opinionin sepse nuk ka asgjë të vërtetë nga dezinformatat e disa individëve (fatkeqësisht përfshirë edhe zyrtar të MKRS-së) që me pompozitet shpifin e dezinformojnë opinionin me të pavërteta.

Udhëzimi Administrativ përkatës i Ministrisë, ndër të tjera kërkon: dëshmi nga gjykata që organet drejtuese nuk janë të dënuar me vendim të formës së prerë. Konform kësaj kërkese nga unë u është dërguar vërtetim nga gjykata kompetente, ku është dëshmuar që nuk kam dënim nga gjykata. Pastaj komisioni ka kërkuar certifikatë e jo vërtetim. Përkundër që nga Zyra Ligjore kjo kërkesë shtesë e komisionit është konsideruar e pabazuar, unë megjithatë e kam respektuar edhe këtë kërkesë dhe e kam siguruar edhe certifikatën e kërkuar dhe të njëjtën ia kam dërguar edhe komisionit dhe po e prezantoj edhe këtu.

Pra, nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo që është trumbetuar nga persona jo-kompetent, që kinse nuk kam ofruar dëshmi nga gjykata, që organet drejtuese nuk janë të dënuar me vendim të formës së prerë. Unë si kryetar dhe çdo person e organ tjetër i FFK-së, i plotësojmë të gjitha kushtet ligjore për licencim të FFK-së.

Në ditët në vijim, besojmë, se do të përmbyllet ky proces, në mënyrë që mos t’u lihet më hapësirë dezinformatave të tilla.

Me respekt,
A.A.

Në trend Sport

Më shumë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bundesliga

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga
Kalo në kategori