Nuk do të ketë dekret të veçantë për mënyrën se si maturantët do të selektohen gjatë regjistrimit në fakultet, por ajo do t’u lihet në dorë vetë fakulteteve. Këtë e deklaroi ministri për Arsim dhe Shkencë, Arbër Ademi në emisionin “10 Minuta”. Ai shtoi se maturantët nuk duhet të shqetësohen, sepse provim pranues nuk do të ketë, por vetëm kualifikues.
“Me dekret nuk është e specifikuar, por me qëllim nuk është specifikuar sepse të njëjtën çështje ne mund ta specifikojmë në vendimin për përcaktimin e kuotave të institucioneve të arsimit të lartë, të fakulteteve apo në momentin kur jepet pëlqim paraprak për regjistrim në institucionet e arsimit të lartë. Pra në këto dy momente mund ta precizojmë, nuk do të thotë kjo të bëhet me dispozitë ligjore”, tha Arbër Ademi.
Në rrjedhë janë edhe regjistrimet në shkollë fillore dhe të mesme. Konkurse janë hapur për në muajin qershor. Se a pritet të ketë ndonjë masë të veçantë gjatë regjistrimit të filloristëve, ministri Ademi tha se po punohet në përpilimin e protokollit i cili duhet të marrë pëlqim edhe nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.
“Për regjistrimin e nxënësve në arsim fillor në klasë të parë, por edhe për regjistrimin e nxënësve në arsimin e mesëm në vit të parë, kemi në plan që së bashku me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse të hartojmë protokolle të caktuara. Një draft i tillë po hartohet në Ministrinë e Arsimit dhe do të dërgohet për shqyrtim në Komisionin për Sëmundje Ngjitëse”, tha Arbër Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Një protokoll i tillë mund të mos vlejë gjatë regjistrimit në shkollat e mesme, sepse në shkollë fillore regjistrohen nxënës që jetojnë në afërsi të një zone të caktuara, që nuk paraqet rrezik potencial për infektim nga virusi korona, deklaroi ministri.
Dyshimi për provim pranues, erdhi pasi u anulua matura shtetërore, në bazë të së cilit formohen edhe pikët ranguese të maturantëve gjatë regjistrimit./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Në Shkup u shënua dita e sëmundjeve të rralla, u debatua mbi sfidat me të cilat përballen personat e sëmurë dhe familjarët e tyre

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk