Në kuadër të Lidhjes Demokratike gjatë dekadës para çlirimit të vendit nëpërmes këshilleve të ndryshme, ku u formuan edhe disa shtabe, nocioni i mbrojtjes filloi të jetë prezent.
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj pasi ishte zgjedhur kryetar i Degës në gusht të vitit 1991, i kishte propozuar Kryesisë së Degës që ta formonin një Komision për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Elementare, i cili në fakt vetëm emërtohej kështu, sepse në të vërtet kishte tjera qëllime.
“Në fakt ky ishte një emër i kamufluar për mbrojtjen civile. Duke marrë parasysh se ende nuk kishim një Ministri të Mbrojtjes, unë e bëra me vetiniciativë që ta formojmë Mbrojtjen Civile, e cila kishte për qëllim evakuimin, strehimin, mbrojtjen e popullatës në rast të luftës që ta largojmë, ta strehojmë, të kujdesemi për të. Ne e quajtëm Komision për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Elementare, unë isha kryetar i këtij komisioni, por ky ishte një kamuflim thjesht për mbrojtjen civile”, tregoi ai në emisionin “Fakte me Adnan Merovcin”, transmeton Klan Kosova.
Në koordinim të presidentit Rugova, në krye të këtij shtabi në fillim ka qenë Fehmi Agani ,i cili luajti rolin kryesor në formimin e shtabit ushtarak, ndërsa shtabi i mëvonshëm që u shndërrua në Ministri të Mbrojtjes, u themelua në qershor në vitit 1991.
Ky shtab filloi t’i formojë shtabet komunale, ku më 27 tetor të vitit 1991, dy muaj pas themelimit të shtabit ushtarak në nivel të Kosovës, Salihaj u emërua komandant ushtarak për komunën e Ferizajt.
“Unë si komandant i shtabit ushtarak i kam formuar njësitë ushtarake në komunën e Ferizaj, një fshat – një njësi ushtarake, ose një lagje në qytet – një njësi ushtarake, një kompani ushtarake që në atë gjuhën popullore ka qenë një çetë, e cila ka pasë përafërsisht 200 ushtarë”, tregoi ai.
Salihaj u dënua me burg për 4 vjet e gjysmë si komandant i këtij shtabi për Ferizajn, ku pas daljes nga burgu, masakrat vetëm sa kishin filluar.
Ai ende vazhdonte të ishte komandant, i cili vetëm me një urdhër mund ta mobilizonte sërish shtabin ushtarak.
Por, pse nuk u mobilizuan? Pse nuk e filluan luftën?
Kështu përgjigjet Salihaj në videon më poshtë:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi