LAJMI I FUNDIT:

Adem Grabovci hesht për përgjimet

Adem Grabovci hesht për përgjimet

Adem Grabovci ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së në Kuvendin e Kosovës gjatë intervistës së sotme në prokurori në lidhje me përgjimet e bisedave telefonike ka qëndruar i heshtur.

Lajmin për qëndrimin në heshtje të Grabovcit në prokurori e bëri të ditur për KALLXO.com avokati Florent Latifaj.

“Prapë është mbrojtur në heshtje, e kena dhanë arsyen që provat janë të kundërligjshme, u ka kalu afati, hetimi ka pushu dhe s’mundet ma me fillu pa prova të reja”, tha Latifaj për KALLXO.com.


Edhe kur u intervistua në shtator të vitit të kaluar, Grabovci, i udhëzuar nga avokati i tij Florent Latifaj iu përgjigj me heshtje pyetjeve të prokurorisë për përgjimet.

Bisedat e përgjuara telefonike në të cilat Grabovci komunikonte me zyrtarë të lartë të shtetit dhe PDK-së në lidhje me punësimet sipas preferencave partiake u publikuan vjet nga Insajderi.

Pas intervistimit vitin e kaluar, duke u ndërlidhur me publikimin e përgjimeve, Grabovci me ironi u kishte thënë gazetarëve “erdha në prokurori me i bë disa emërime”.

Pas publikimit të përgjimeve Grabovci dha dorëheqje nga pozita e shefit të grupit parlamentar të PDK-së.

Grabovci nuk është në listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie për zgjedhjet e 11 qershorit.

Vitin e kaluar kryeprokurori Aleksandër Lumezi kishte vendosur ta themelonte një ekip prokurorësh për ta hetuar çështjen e përgjimeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori