Adelina Thaçit ia kanë thyer fjalëkalimin në Facebook

Ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re, por ka qenë paksa aktive në rrjetet sociale.
Por, tani Adelina Thaçi nuk mund ta gjeni më në rrjetin social të Facebookut.
Kështu së paku ka bërë të ditur bashkëshorti i këngëtares, Bardhyl Meta që ka treguar se dikush i ka thyer fjalëkalimin e faqes së vetme zyrtare të këngëtares.
Ai ka thënë se çdo mesazh apo publikim që bëhet në faqe nuk është nga Adelina, por nga ndonjë keqbërës.
“Rrjedhimisht, asnjë publikim që mund të bëhet, në ndërkohë nga kjo faqe, respektivisht nga keqpërdoruesi – apo edhe email që mund të Ju vie nga kjo faqje – nuk është me Autor, Adelina Thaqi Meta-jn, por nga ndonjë keqbërës, i cili, vetëm një Zot e di, se çfarë po dëshiron të arrijë me këtë ndërmarrje faqezezë…”- ka shkruar Meta.
Ndryshe, Adelina është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t'i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/


























































