Adelina Thaçi thotë se bashkëshorti po e mund sëmundjen

Bajrush Morina e ka bërë të qajë Adelina Thaçin.
E gjithë kjo pasi Morina i ka kushtuar një letër Bardhyl Metës, deputetit të LDK-së, i cili është njëherazi edhe bashkëshorti i këngëtares shqiptare.
Meta tash e sa kohë është duke u shëruar prej një sëmundje të rëndë në shtetin gjerman dhe se sipas këngëtares, deputeti kosovar po përballet me sukses.
Ky është postimi i Adelina ThaçitZt.Bajrush, jam Adelina (gruaja e Bardhit) qe po te shkruaj nga llogaria e Bardhylit -- por Bardhylin e kam përball. Gjatë leximit te shkrimit tënd unë për vete nuk e di nëse me shume qaja apo me shume qesha!? Por zemrën na e mbushe te dyve plot me vullnet, qe gjithsesi deri me 17 shkurt me e mund,"qofte-largun" siq po e quan Bardhyli te cilin do ta leme ne mbeturinat e Heidelbergut. Po te lute mos e ndal kurrë dollinë... Shëndet për ty, familjen dhe gjithë koleget tuaj te perbashket qe jeni mbledhur sonte aty. Mirupafshim shpejt B.M






























































