Trajneri i Ferizajt, Arsim Abazi ishte i ftuari i radhën në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Ai ka rrëfyer për periudhën ku ishte bashkëlojtarë me Artim Shaqirin dhe Klodian Duron dhe ndeshjet që kishte me Galatasarayn dhe Fenerbahcen.


“Artim Shaqiri dhe Klodian Duro erdhën pak më vonë. Bile Duro në atë kohë luante për Galatasarayn, pasi atje ishte transferuar nga përballja mes Vëllaznisë dhe Galatasarayt dhe ishte transferuar nga ajo ndeshje”, deklaroi fillimisht Azabi.

“Më pas trajneri te Galatasaray u ndërrua, pasi ishte shkuar Fatih Terimi, ndërsa Duro erdhi tek në (Malatyaspor) në formë huazimi.

“Kur shkojsha në stërvitje ishte një ndjenjë e mirë, pasi e disha se janë edhe dy shqiptarë të tjerë...”, rrëfen më tej ish-futbollisti.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  Patos  ,  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app