LAJMI I FUNDIT:

Abuzimi me çmimet në Shqipëri, rënia e dollarit dhe e çmimeve të bursës së Mesdheut nuk sjell naftë më të lirë

Abuzimi me çmimet në Shqipëri, rënia e dollarit dhe e çmimeve të bursës së Mesdheut nuk sjell naftë më të lirë

Nuk lëviz çmimi i fiksuar i shitjes me pakicë të naftë dhe benzinës në Shqipëri, pavarësisht se tregu ndërkombëtar dhe ai i Mesdheut, ku kuotohet nafta shqiptare, ndryshon në rënie për gjatë gjithë muajit.

As edhe kursi i këmbimit të monedhës amerikane, me të cilën blihet nafta në treg, që shënon dita ditës tatëpjetën e këmbimit, nuk duket të reflektohet në shitjen e karburnateve.

Tregtarë vijojnë të përfitojnë në kurriz të konsumatorëve dhe nuk duket se do t’i pengojë kush, raporton RTSH.


Televizioni Publik ka ndjekur në vijimësi ecurinë e çmimeve të naftës për të parë dinamikën e çmimeve. Pas datës 7 Qershor 2023, kur përfundoi funksioni i Bordit të Transparencës së Karburanteve, çmimi me pakicë ka lëvizur vetëm në rritje. Kjo rritje çmimi nuk justifikohet nga asnjë prej treguesve të bursës, as nga Çmimi Platz i Mesdheut, as nga vlera e dollarit amerikan.

Ky është grafiku i ndryshimit të vlerës së monedhës amerikane në tregun shqiptar, nga dita e përfundimit të monitorimit nga Bordi i Naftës deri ditën e sotme. Asnjë nga luhatjet në treg nuk është pasqyruar në çmim.

Grafiku në vijim tregon luhatjen e çmimit të naftës së papërpunuar në Bursën e Londrës, që orienton edhe Platz e Mesdheut.

Ka një rënie prej më shumë se 10 USD për fuçi për çdo kontratë paraprake. Edhe kjo nuk reflektohet, në ndërkohë që në shumicën e rasteve, sapo shfaqet rritje në Londër, në Shqipëri ndryshojnë tabelat e çmimeve në pompë.

Tabela e tretë tregon kursin e Bankës së Shqipërisë për një muaj. Shikoni gremisjen e dollarit që nuk pasqyrohet askund në çmimin e naftës. Tregtarët e shumicës e blejnë lirë tashmë naftën në Bursën Platz të Mesdheut dhe nuk e reflektojnë këtë në tabelat e pakicës. Nuk ka ndryshuar ndërkohë asnjë nga taksat e tatimet dhe as akciza që duhet të ndryshojë në 1 janar 2024. Ky është tregu i naftës në Shqipëri, që pasqyron gjithnjë rritjen e çmimeve në Bursë, por asnjëherë rënien e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori