Ndeshja mes Vëllaznimit dhe Prishtinës ishte një spektakël i vërtetë në tribuna.

Tifozët vendas të Vëllaznimit që njihen me emrin e tyre ‘Kuqezinjtë e Jakovës’, kanë bërë një koreografi të jashtëzakonshme.


Ata kanë ngritur portretet e ikonave të qytetit si Naim Kryeziu, Besnik Hasi, Amir Abrashi, Burim Kukeli, Eros Grezda dhe në mes të tyre kapiteni legjendar i shqiptarëve Lorik Cana.

E mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi e ka pritur shumë mirë këtë koreografi të gjakovarëve.

Ai menjëherë pas ndeshjes ndaj Hoffenheim që luajti 90 minuta ka bërë një postim në rrjetet sociale.

7524878

Ai ka falënderuar Gjakovën dhe qytetarët e saj për nderimin që ia kanë bërë, ndërsa ka shkruar se gjithmonë mundohet t’i prezantoj sa më mirë në botë.

“Ishte fantastike për mua ta shohë këtë koreografi nga tifozët e Vëllaznimit. Faleminderit vendlindja ime, faleminderit gjakovarë, gjithmonë mundohem të ju prezantoj sa më mirë në botë”, ka shkruar Abrashi.

Përveç Abrashit fotografinë e kanë shpërndarë edhe Eros Grezda e Lorik Cana.

Vëllaznimi gjatë ditës së djeshme barazoi pa gola me Prishtinën 0-0. /Telegrafi/

telegrafi sport app