LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Zhbllokohet ndërtimi i unazës në Prishtinë

Abrashi: Zhbllokohet ndërtimi i unazës në Prishtinë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka thënë se pas vendimit të Qeverisë së Kosov është zhbllokuar unaza e Prishtinës.

Abrashi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se pas disa muajsh punë e angazhim, të premten Qeveria e Kosovës ka marr vendim duke i dhënë në shfrytëzim Komunës së Prishtinës, parcelën përbri hekurudhës (pronë e Infrakosit).

Abrashi po ashtu tha se ky vendim I ka hapur rrugë ndërtimit të unazës qëndrore, e cila lidh Dragodanin me rrethrrotullimin në Lakrishte, projekt ky siç tha ai i lënë anash tash e shumë vite.


“ Zhbllokohet Unaza e Prishtinës. Pas disa muajsh punë e angazhim, dje Qeveria e Kosovës mori vendim dhe i dha në shfrytëzim Komunës së Prishtinës, parcelën përbri hekurudhës (pronë e Infrakosit). Ky vendim hapë rrugë që të ndërtohet unaza qëndrore, që lidh Dragodanin me rrethrrotullimin në Lakrishte, projekt ky i lënë anash tash e shumë vite. Ndërtimi i kësaj unaze do të lehtësojë dukshëm trafikun në Prishtinë e gjithashtu do të zhvillojë edhe disa pjesë të Dragodanit. Faleminderit Infrakosit e Komunës për bashkëpunimin e shkëlqyer”, ka shkruar Abrashi në Facebook. /Telegrafi/