Fati i keq i lëndimeve, vazhdon ta ndjekë mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashin.

Mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e pestë të ndeshjes ku Freiburgu po luante ndaj Bayern Munichut.


Por qëndrimi i tij në fushë nuk zgjati më shumë se 50 minuta, pasi në minutën e 55-të ai u detyrua të largohet nga loja.

auto 2021 01 17T154539Z 122953956 UP1EH1H17S3ZF RTRMADP 3 SOCCER GERMANY BAY SCF REPORT1610901935

Abrashi deri në atë moment ishte njëri nga më të mirët në këtë sfidë, duke shkëlqyer ndaj kampionit në fuqi të Gjermanisë.

Sipas asaj që është raportuar nga mediat gjermane, mesfushori gjakovar ka lënduar pulpin e këmbës së djathtë.

6004bf52e4d79

Gjithsesi klubi i Freiburg ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për lëndimin e shqiptarit.

30-vjeçari është prej disa viteve pjesë e Freiburgut, por këtë edicion ka luajtur vetëm pesë ndeshje në Bundesliga, kryesisht shkaku i lëndimeve. /Telegrafi/

telegrafi sport app