LAJMI I FUNDIT:

Abrashi në top formë para ndeshjeve me Shqipërinë, shënon gol për Freiburgun

Abrashi në top formë para ndeshjeve me Shqipërinë, shënon gol për Freiburgun

Amir Abrashi është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë para fillimit të edicionit.

Mesfushori shqiptar ka qenë protagonist në fitoren e Freiburgut në miqësoren 3-1 ndaj St Gallen.

Abrashi ka qenë ndër më të mirët në fushë, si në repartin defensivë ashtu edhe në ofensivë.


Gjakovari ka gjetur edhe golin në këtë takim miqësor, ku ka shënuar të dytin për ekipin e tij.

Goli i shënuar dhe loja e mirë në këtë përballje tregojnë qartazi se ylli shqiptar është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë.

Sigurisht që forma e tij e lartë e gëzon edhe trajnerin e Kombëtares, Edy Reja para dy ndeshjeve të rëndësishme të shtatorit ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë.

Në këtë sfidë për skuadrën zvicerane St Gallen, luajti edhe ylli shqiptar Florian Kamberi.

Gjithsesi sfidën mes dy shqiptarëve e fitoi Abrashi, teksa dy lojtarët tani do t’i bashkohen Kombëtares shqiptare për dy sfidat e radhës. /Telegrafi/