LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Në Prishtinë u rrit tatimi në pronë, buxheti dhe investimet u zvogëluan

Abrashi: Në Prishtinë u rrit tatimi në pronë, buxheti dhe investimet u zvogëluan

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se është e padrejtë se si është rritur tatimi në pronë, ndërsa buxheti i komunës dhe kthimi i investimeve ka rënë në mënyrë drastike.

Ai gjatë një takimi me banorët e lagjes “Ulpiana” në Prishtinë, tha se rritja e tatimit në pronë është e padrejtë, ndërsa është zotuar se me ardhjen e LDK-së në krye të komunës do të ulet tatimi në pronë.

Abrashi është zotuar se gjatë mandatit të tij qeverisës do të ketë riparime të kulmeve të ndërtesave në Ulpianë, ndërsa ka në plan edhe zgjerimin e ngrohjes qendrore nëpërmes kogjenerimit.


Ai është zotuar se do ta rregullojnë fontanën dhe gjelbërimin në këtë zonë, ndërsa ujitja do të bëhet me sistemin pikë-pikë, nëpërmes hapjes së puseve të reja.

“Do të bëjmë revitalizimin e strehimores së Ulpianës, për t’i shndërruar ato në hapësira të artistëve, dizajnerëve dhe të bendeve të Prishtinës. Do t’i mirëmbajmë këndet e lojërave në Ulpianë. Këto kënde të lojërave të investuara para 5-6 vitesh nuk janë mirëmbajtur për katër vitet e fundit”, ka thënë Abrashi.

Ai ka potencuar se do t’i funksionalizojnë parkingjet në shërbim të banorëve të zonës, ndërsa te shkolla ‘Hasan Prishtina’, do të ndërtohet një parking nëntokësor.

Ndërsa, kryetari i Degës së Katërt të LDK-së në Prishtinë, Halim Muçolli ka thënë se në katër vitet e shkuara në “Ulpianë” nuk është investuar asgjë dhe lagjja ka marrë pamje të shëmtuar, derisa më parë kjo ka qenë krenaria e Prishtinës.

Në trend

Më shumë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Guardiola emëron klubin i cili mund ta ndalojë Man Cityn të fitojë Ligën e Kampionëve

Guardiola emëron klubin i cili mund ta ndalojë Man Cityn të fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Magazina
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Kalo në kategori