LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: LVV tash nuk po e përkrah zbatimin për pagat 170 euro të propozuar nga Kurti

Abrashi: LVV tash nuk po e përkrah zbatimin për pagat 170 euro të propozuar nga Kurti

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, ka bërë thirrje që të kthehet vëmendja nga sektori privat.

Ai ka thënë se sektori privat e ka pësuar më së shumti gjatë krizës së pandemisë.

“Sektori civil i ka marrë pagat dhe të ardhurat e veta, madje edhe një javë më parë, sektori privat ka qenë 80% i bllokuar dhe i është pamundësuar çfarëdo aktiviteti ekonomik gjatë kësaj pandemie. Besoj se sot duhet të ketë përparësi sektori privat, i cili është bartës i ekonomisë së Kosovës”, tha ai.


Abrashi ka kritikuar edhe deputetët e Vetëvendosjes, për të cilët ka thënë se tash nuk po e mbështesin implementimin e vendimit të Qeverisë Kurti për t’i paguar punëtorët e sektorit privat me nga 170 euro.

Abrashi ka thënë se Qeveria ka paguar vetëm 80% të aplikantëve për muajin mars, ndërsa për muajin prill nuk ka bërë asnjë pagesë të vetme.

“Qeveria paraprake përkundër asaj që ka proklamuar 180 milionë pakon, diku vetëm 80 për qind të pagave të muajit mars i ka paguar. Pagat e muajit prill as që kanë filluar të paguhen. Kam kuptuar që nuk ka mjete. Dje Ministria e Financave ka ardhur me propozim për implementimin e vendimit të Kurtit. Nuk i kuptoj deputetët e VV-së se si nuk e përkrahin zbatimin e projektit të Qeverisë Kurti”, ka thënë ai. /Telegrafi/