LAJMI I FUNDIT:

Abrashi iu del në mbështetje Shoqatës së Transportit Rrugor të udhëtarëve

Abrashi iu del në mbështetje Shoqatës së Transportit Rrugor të udhëtarëve

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka zhvilluar sot një takim me udhëheqësit e Shoqatës së Transportit Rrugor të udhëtarëve, ku janë pajtuar për t’i mbështetur në kërkesat e tyre që i kanë pasur për shkak të humbjeve që u janë shkaktuar nga pandemia.

Abrashi tha se nesër do të ketë një marrëveshje mbi parimet, se si do të mbështetën operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve.

“Anëtarët e kësaj shoqate kanë pësuar humbje të mëdha shkaku i pandemisë, pastaj edhe për shkak të vendimeve të qeverisë për masat anti-COVID-19, e kjo ka ndikuar në humbje të tyre. Në kuadër të mundësive buxhetore që kemi pasur i kemi bërë disa lirime vitin e kaluar, duke i ndihmuar këta operator t’i ruajnë vendet e punës”, tha Abrashi.


Ai bëri të ditur se pas diskutimeve që kanë pasur edhe me kryeministrin Avdullah Hoti, dhe ministren e Financave, Hykmete Bajrami kanë hartuar një kornizë që parasheh një formë të kompensimit.

“Kjo kornizë parasheh që këto kompani të ndihmohen në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike në kuadër të kilometrave që i bëjnë. Nesër do të kemi një marrëveshje të parimeve, kurse të hënën dorëzojmë planin detal në kryeministri dhe ministri të Financave. Mendoj se është një ditë e mirë për mbi 400 kompani, rreth 6 mijë punëtorë, që do të mbështetën duke i ruajtur vendet e punës”, tha Abrashi.

Vitin e kaluar me vendim të ministrit Abrashi të gjithë transportuesit rrugor të udhëtarëve janë liruar nga rendet e udhëtimit për 3 vite, duke i ndihmuar për t’i ruajtur vendet e punës./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah

Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Kalo në kategori