Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Arban Abrashi ka reaguar pas njoftimit se që nga 8 shkurti janë bërë vetëm 1964 testime për virusin COVID-19.
Abrashi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se janë shumë pak testime përgjatë kësaj periudhe.
“Në Kosovë, sipas të dhënave të fundit (të djeshme) në Kosovë janë bërë vetëm 1964 teste, Latvia me popullsi të përafërt (1.9 milion banorë) ka kryer rreth 18.500 teste; Slovenia me rreth 2 milion banorë, ka kryer rreth 25.000 teste, Malta me rreth 500 mijë banorë ka kryer rreth 4500 teste, kurse në Kosovë 1964 testime. Dikush mund argumentoj që në raport me regjionin jemi OK, por nuk duhet marrim ata si referencë sepse sistemi jonë shëndetësor është më i dobët”, ka thënë ai.
Postimi i plotë i Abrashit:
“1964 testime nga 8 shkurti, janë pak!
Praktika e vendeve tjera, posacërisht atyre shteteve që po trajtojnë me sukses, pandeminë Covid 19, tregon se sa më shumë teste, aq më shumë të infektuar janë zbuluar, duke organizuar kështu më mirë sistemin shëndetësor dhe ngarkesat eventuale
Një ndër rekomandimet kryesore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë gjatë përballjes me Covid 19, përpos mbajtjes së distancës e higjienës, është rekomandimi për teste të vazhdueshme, nga ana e institucioneve. Qeveritë në mbarë globin janë të udhëzuara të bëjnë teste, në numër sa më të madh të mundshëm, madje kjo njihet me sloganin “test test test”.
Sot Qeveritë e vendeve që e trajtojnë seriozisht Covid 19, kanë targete shumë optimiste të testimeve, psh. Britania synon 100.000 teste në ditë; kur Italia ka rrit numrin e testimeve, e kanë stabilizuar situaten.
Ajo cka më shqetëson, është se Kosova ka bërë shumë pak testime për Covid 19.
Në Kosovë, sipas të dhënave të fundit (të djeshme) në Kosovë janë bërë vetëm 1964 teste, Latvia me popullsi të përafërt (1.9 milion banorë) ka kryer rreth 18.500 teste; Slovenia me rreth 2 milion banorë, ka kryer rreth 25.000 teste, Malta me rreth 500 mijë banorë ka kryer rreth 4500 teste, kurse në Kosovë 1964 testime. Dikush mund argumentoj që në raport me regjionin jemi OK, por nuk duhet marrim ata si referencë sepse sistemi jonë shëndetësor është më i dobët.
Me fjale tjera në Kosove janë kryer rreth 1964 teste nga 8 shkurti (rasti i parë), që nxjerr një mesatare ditore tepër shumë të ultë, përkundër që qytetarët vazhdimisht kanë kërkuar testime.
Ky mesazh shkon vetëm për strukturat politike, Kryeministrin e njerzit afër tij. Kryeministër e di që rekomandimet e Institutit janë që të testohen vetëm vatrat, por rekomandimi i OBSH-së është “test test test” dhe vendimi është politik, vepro!
Uroj të jem gabim.
Urimet më të sinqerta për të gjithë punëtorët shëndetësor e vullnetarët, posaçërisht Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike e Klinikës Infektive, të cilët sot janë heronjtë e vërtetë”, ka shkruar Abrashi.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka thënë se të hënën janë konfirmuar edhe 20 persona të infektuar me koronavirusin e ri.
Në Kosovë, deri më tash janë konfirmuar 165 raste me koronavirus, përfshirë këtu edhe 24 pacientët që janë shëruar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?