Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është i gatshëm të thyejë bankën për të bindur Eden Hazardin për të nënshkruar kontratën e re me kushte të përmirësuara.

Ylli i Bluve, Hazard është në radarin e gjigantit spanjoll, Real Madridit, të cilët e shohin si përforcimin më të madh të tyre për vitin e ardhshëm.


Megjithatë, Chelsea janë të gatshëm të zgjasin marrëveshjen me yllin e tyre belg.

Sipas mediumit HLN, drejtuesit e Bluve duan t’ia zgjasin kontratën deri në vitin 2023 dhe të shpërblejnë belgun me një kontratë të madhe.

GettyImages 875930818 Hazard është ylli kryesor i Bluve viteve të fundit (Getty Images)

Chelsea dëshiron ta bëjë Hazardin lojtarin më të paguar në Ligën Premier dhe i ka thënë atij se mund t’i përmbush ambiciet e tij në Londër.

Atij i është thënë se mund të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë me klubin nga jugu i Londrës.

Megjithatë, Hazard ende ka ëndrra për të luajtur për Real Madridin një ditë dhe e di se mund të jetë tani ose kurrë, pasi ai mbush 27 vjet në janar.

Afati dimëror dhe ai veror priten të jenë të nxehtë për Hazardin, i cili është përpara një zgjedhje të vështirë. /Telegrafi/

telegrafi sport app