LAJMI I FUNDIT:

Abelard Tahiri: I kemi marrë dokumentet e Serbisë për hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Abelard Tahiri: I kemi marrë dokumentet e Serbisë për hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Ministri i Ministrisë së Drejtësisë, Abelard Tahiri, në një konferencë për media ka folur për hetimet që janë zhvilluar për vrasjen e Oliver Ivanoviq.

Tahiri ka thënë se Ministria e Drejtësisë i ka marrë dokumentet e hetimeve që janë zhvilluar për këtë vrasje nga Republika e Serbisë.

“Ne i kemi marrë dokumentet të cilat kanë ardhur nga Ministria e Drejtësisë në Republikën e Serbisë dhe i kemi dorëzuar në organet kompetente. Ne nuk informohemi për përmbajtjen e tyre”, ka thënë Tahiri.


Ai në këtë konferencë ka folur edhe për mundësin e kërkesës për ekstradimin e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili është ndër të dyshuarit për vrasjen e ish-liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq, në janar të vitit të kaluar.

Tahiri ka thënë se në rast se kërkohet ekstradimi i tij ai do të veprojë konform rregullave.

“Unë si ministër nëse do të ndërmarr ndonjë hap për ekstradimin e cilit do që është i dyshuar, unë do të veproj konform kërkesave që vijnë nga gjyqtarët dhe prokurorët”, u shpreh Tahiri. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori