Nën patronatin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi u mbajt akademi përkujtimore në 20 vjetorin e rënies së dëshmorëve Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka, Përmet Vula dhe Bashkim Leku.
Bashkëluftëtari i dëshmorëve, Hajdin Abazi, duke folur për zhvillimet e luftës së UÇK-së, 20 vjet më parë në Dukagjin, ka thënë se më 10 gusht 1998 ishte goditja më e rëndë që iu dha UÇK-së në Junik, mirëpo sipas tij, kontributi I heronjve është i pashlyer për çlirimin e vendit.
“Duhet pranuar, UÇK në Junik nuk kishte armatim adekuat për t’u përballur me ushtri të rregullt sidomos kishte mungesë të theksuar në municion. Por, për fat atyre ditëve kishin ardhur disa njësite të UÇK-së në krye me Bekim Berishën dhe Bedri Shalën që ishin kthyer nga Shqipëria të furnizuar për të shkuar në Drenicë. Bashkë me ta ishte edhe Bashkim Leku. Kjo i dha mundësi qëndresës në Junik si për nga aspekti njerëzor ashtu për nga municioneve”, ka thënë Abazi.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka vlerësuar lart kontributin e 5 dëshmorëve, në veçanti të Bekim Berishës, për të cilin tha se është njeriu i dytë pas komandantit legjendar Adem Jasharit për strategji dhe aftësi të jashtëzakonshme luftarake gjatë luftës.
“Pas Adem Jasharit mendoj që Bekim Berisha do të radhitet njeriu i dytë, i cili ka qenë strateg i jashtëzakonshëm i luftës, dhe ka qenë jo vetëm luftëtar, por ka qenë një mësues i mirë i të rinjve. Unë e kam edhe vëllain dhe kunatën heronj të Kosovës, por unë po them se pas komandantit legjendar radhitet Bekimi”, theksoi Lladrovci.
Kryetari i Junikut, Agron Kuçi duke i quajtur kolosë dëshmorët Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka, Përmet Vula dhe Bashkim Leku, ka thënë se nuk ka lëvizje ushtarake për çlirim që nuk është rritur në Junik dhe për të cilat krahasoj ngjarje historike si Kuvendi i Junikut dhe Beteja e Junikut.
Kuçi i vlerësoi dëshmorët si pasuri e UÇK-së, të cilët sipas tij, ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë
“Këtë traditë dhe këtë fat e pati Juniku gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët i pat Bedri Shalën, Bekeim Berishën, Elton Zherka, të cilët me plot bindje e theksoj se edhe lufta e UÇK-së nuk do të ishte aq pasur, nuk do të ishte aq e madhe pa këta kolos të cilët ranë për të mos vdekur asnjë herë”, ka thënë Kuçi.
Ndërsa, Ramadan Hoti, nënkryetar i Gjakovës, tha së këta luftëtarë të shquar me vrasjen e tyre vërtet Kosova humbi shumë, të cilët asnjëherë nuk u tërhoqën nga fronti deri në momentin e rënies për liri dhe pavarësi.
“Secili nga këta pesë dëshmorë, kanë qenë një kohë, në një ditë dhe një vend ku u shndërruan në yje të përjetësisë. Kishin biografitë e tyre familjare dhe individuale për kontributet kombëtare të dhëna në vazhdimësi, prandaj, dhe koha e duhur e kushtrimit dhe mobilizimit që me armë t’i kundërvihen armikut, i gjeti ata m’u në vija të para të frontit”, ka thënë Hoti.
Në emër të familjarëve të dëshmorëve, Xheladin Shala, ka thënë se kjo ditë për këta dëshmorë, është moment dhimbjeje, por edhe krenarie. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një kosovar në Zvicër dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe më pas vetën

Osmani takon presidentin sirian: Takimi ynë i parë për të hapur kapituj të ri bashkëpunimi

Dehari i VV-së deklarohet për formimin e qeverisë

Plagoset një person në Gjakovë, arratiset i dyshuari

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

Krasniqi nuk premton se PDK do ta votojë kryetarin e Kuvendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasi pauzoi tarifat, Trump: Ky njeri fitoi 2.5 miliardë dollarë, ky tjetri 900 milionë

Brenda bazës së NATO-s në Poloni - simbol i përkushtimit të Amerikës ndaj Evropës

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së, i cili kishte shtatë plagë: Ramushi iu ka thënë shokëve çelni katër varre, se nuk dihet a shpëton

“Vaksinat kanë mish derri, nuk e lejon feja” - debat i ashpër mes predikueses së fesë islame dhe mjekes

“Humba kontrollin, jam gati të paguaj mëkatet e mia”, zbulohet letra që vrasësi u dërgoi prindërve të Ilaria Sulës

Egli ka humbur një fëmijë shkak i ndarjes me Olsin? Reagojnë ashpër familjarët e saj përmes Instagramit