LAJMI I FUNDIT:

Abdullahu: SHBA-të duket se nuk janë shumë të interesuara për koalicionin VV-LDK

Abdullahu: SHBA-të duket se nuk janë shumë të interesuara për koalicionin VV-LDK

Analisti Faton Abdullahu, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, ka thënë se dy forcat politike që kanë dalë fituese në zgjedhje kanë përgjegjësi të madhe për vonimin e formimit të institucioneve për faktin se në Ballkan janë duke ndodhur zhvillime dinamike.

Abdullahu, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se janë duke lindur dyshime se mos Vetëvendosje dhe LDK kanë dallime tjera të mëdha e nuk është çështja e Presidentit ajo që po vonon formimin e institucioneve.


“Për koalicionin Vetëvendosje-LDK nuk është se janë shumë të interesuara SHBA-të dhe faktori tjetër ndërkombëtar. Deklaratat e tyre nuk janë të forta si ishin në të kaluarën. Kujtojmë në të kaluarën faktori ndërkombëtar ishte shumë i përfshirë në ndërtimin e koalicioneve”.

Abdullahu hedh dyshime si dialogu me Serbinë është një fushë ku LDK dhe Vetëvendosje kanë dallime të mëdha e që sipas tij edhe ndërkombëtarët mund të kenë dyshime të ky koalicion.

Analisti ka thënë se Vetëvendosje ka një qasje që kur është në disavantazh në tavolinë, ajo del në publik me detaje për të rikuperuar pozicion ndërsa sipas tij LDK-ja ka qasje të kundërt, do që bisedimet mes palëve të mos shfaqen në publik.

Ai thotë se LDK pret nga Vetëvendosje të lëshoj pe për presidentin, ndryshe thotë se ka zëra që këto dy parti kanë pretendime edhe për kreun e AKI-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori