LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku për sulmet e 11 shtatorit në SHBA: Kosova do të qëndrojë përherë në krah të popullit amerikan

Abdixhiku për sulmet e 11 shtatorit në SHBA: Kosova do të qëndrojë përherë në krah të popullit amerikan

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në 20 vjetorin e sulmeve në SHBA shkruan se Kosova do të qëndrojë përherë në krah të popullit amerikan, në ditë të mira e të vështira.

LDK në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se përtej tmerrimit e pikëllimit të gjithmbarshëm që 11 shtatori i vitit 2001 shkaktoi, në botë e padallim dhe në Kosovë, kjo datë përcakton edhe bashkimin e popujve e forcave të drejta kundër të ligës e terrorizmit global.

“Sot janë bërë 20 vjet nga akti i tmerrshëm terrorist në tokën e lirisë. Përtej tmerrimit e pikëllimit të gjithëmbarshëm që 11 shtatori i vitit 2001 shkaktoi, në botë e padallim dhe në Kosovë, kjo datë përcakton edhe bashkimin e popujve e forcave të drejta kundër të ligës e terrorizmit global.


Kjo betejë ende vazhdon. Kosova, populli ynë do të qëndrojë përherë në krah të popullit amerikan; në ditë të mira e të vështira padallim.

Në emër të LDK-së, dua të shpreh sot solidaritetin me popullin amerikan dhe me familjet e të gjitha viktimave për momentet e rënda që kanë përjetuar në ditën e 11 shtatorit. Njëkohësisht dua të ju shpreh edhe falënderimin e pa rezervë burrave e grave amerikane në shërbim në Kosovë, për mbështetjen e vazhdueshme që i japin vendit tonë në luftën kundër terrorizmit”, shkruan ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori