LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Nëse LVV refuzon ofertën, humb shansin e kryeministrit dhe humb partneritetin e LDK-së                                                        

Abdixhiku: Nëse LVV refuzon ofertën, humb shansin e kryeministrit dhe humb partneritetin e LDK-së                                                        

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se LVV do ta humbte një mundësi të madhe nëse refuzon ofertën e LDK-së.

Abdixhiku, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ditën kur është zgjedhur Glauk Konjufca kryetar i parlamentit Vetëvendosje i shkaktoi një plagë të madhe besueshmërisë së LDK-së.

Ai thotë se deputetët e PDK-së e dinin para tyre se Vetëvendosje do të propozonte Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit.


Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) thotë se Vetëvendosje kur vendosi të ecë njëanshëm nuk e ka pasur më LDK-në në krahë.

“Ne kemi humbur shumë në entuziazmin publik që duhet të ishin 100 ditët e para të një qeverie të shpresës”.

Abdixhiku ka thënë se refuzimi i Vetëvendosjes ndaj ofertës së LDK-së do të ishte një humbje e madhe e mundësisë për të bashkëpunuar.

Abdixhiku: Shtimi i ministrive i papranueshëm për LDK-në
Lexo po ashtu Abdixhiku: Shtimi i ministrive i papranueshëm për LDK-në

“Vetëvendosje nëse e refuzon këtë ofertë jo vetëm që do të humb mundësinë e kryeministrit por e humb edhe një partnerë që një kohë të gjatë e kanë ndërtuar gjatë kohës së qëndrimit në opozitë”, tha ndër tjera Lumir Abdixhiku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori