LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: LDK nuk guxon më ta falë postin e kryeministrit

Abdixhiku: LDK nuk guxon më ta falë postin e kryeministrit

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se para rrëzimit të kësaj Qeverie partitë opozitare duhet ta projektojnë qeverinë e ardhshme.

Abdixhiku, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se koalicioni i ardhshëm duhet të ndërtohej nga partitë e tanishme opozitare ndërsa shumica e partive të PAN-it duhet të shkojnë në opozitë.

“Do të ishte absurde nëse do të formohej një koalicion me LDK-në si parti e parë, e kjo e fundit të mos merrte pozitën e kryeministrit. LDK nuk guxon edhe një herë të futet në rrjedhat e së kaluarës kur ka qenë partia e parë e nuk ka qeverisur me ekzekutivin”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Deputeti i LDK-së thotë se pozita e kryeministrit duhet t’i takojë subjektit që ka më së shumti vota e jo të merret apo jepet në tavolinë.

“LDK domosdo duhet të marr përgjegjësinë që ia jep qytetari. Pozitën e kryeministrit nuk e fitojmë në tavolinë e as nuk mund ta japim në tavolinë. Pozita e kryeministrit e jepet partisë më të madhe në vend. LDK si partia më e madhe sipas sondazheve, deputetëve që ka apo komunave që qeverisë është padiskutueshëm partia më e madhe, rrjedhimisht pozitën e kryeministrit ja jep qytetari përmes votës dhe LDK këtë pozitë nuk mund ta kontraktojë te dikush tjetër”.

Abdixhiku thotë se nëse nuk kapërcehen dallimet mes LDK-së me Vetëvendosjen dhe parive tjera opozitare vështirë se mund të kthehet shpresa në Kosovë.

“Nëse nuk arrijmë të bëjmë një gjë të tillë [bashkohet opozita], me trendin e tanishëm të zhvillimeve dhe papërgjegjshmërisë kam dyshime se dikush do të mbetet në Kosovë. Kam dyshime që Kosovë do të ketë integritet ndërkombëtarë të përfaqësimit të vet. Kam dyshime se do të ketë vende të reja të punës”, tha Abdixhiku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Kalo në kategori