Abdixhiku: Kryeqyteti foli qartë në zgjedhjet lokale, do të flasë sërish edhe në këto zgjedhje

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në tubimin e mbajtur në Prishtinë ka premtuar plot 1.5 miliardë euro për Prishtinën, dhe jo bllokadë.
Sipas tij, ky është dallimi i partisë që udhëheq ai dhe partive të tjera.
“Ne kemi projekte konkrete për Kryeqytetin. Jo premtime të zbrazëta, por plane të qarta dhe investime reale. Nga Unaza e Jashtme që e çliron qytetin nga kaosi dhe trafiku, deri te investimet e mëdha urbane që e kthejnë Prishtinën në një Kryeqytet funksional, modern dhe dinjitoz”, tha Abdixhiku.
Tutje ai foli edhe për premtimet e tjera të programit qeverisës, si mësimi tërëditor, Spitali i Prishtinës, Qendra e Sportit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































