LAJMI I FUNDIT:

Abdiu-Halili: Me zbatimin e standardeve të BE-së do të kemi bujqësi konkurruese në tregun evropian

Abdiu-Halili: Me zbatimin e standardeve të BE-së do të kemi bujqësi konkurruese në tregun evropian

Sot në Bruksel përfundon skriningu bilateral tre ditor për Kapitullin 11: Bujqësi dhe zhvillim rural, pjesë e Klasterit 5 – Resurse, bujqësi dhe kohezion.

Gjatë këtyre ditëve delegacioni i RMV-së përpara ekspertëve të Komisionit Evropian realizoi mbi 40 prezantime sa i përket kornizës ekzistuese ligjore në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, intervenimeve në tregun bujqësor, sistemeve për kontroll të cilësisë të produkteve bujqësore, mekanizmave tregtar, implementimi i masave anti krizë si dhe shumë aspekte të tjera që rregullojnë plasmanin e produkteve bujqësore në vendin tonë.

Delegacioni i RMV-së u kryesua nga Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Zëvendëse e kryenogociatorit me BE-në, Drita Halili, si dhe 40 përfaqësues nga më shumë institucione shtetërore që janë pjesë e grupit të punës për këtë kapitull, edhe atë: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujërave, Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Agjencia për ushqim dhe veterinari, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit si dhe Sekretariati për Çështje Evropiane.


Gjatë fjalës së saj përmbyllëse përpara përfaqësuesve të Komisionit Evropian theksoi se Harmonizimi dhe implementimi i standardeve të BE-së për këtë kapitull, nënkupton më shumë mundësi për bujqit tanë si dhe zhvillim të një bujqësie moderne dhe konkurruese në tregun e vetëm evropian.

Nesër, me 20 tetor, fillon skriningu bilateral për kapitullin 33 – Dispozitat financiare dhe buxhetore, gjithashtu pjesë e Klasterit 5 – Resurse, bujqësi dhe kohezion.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori