LAJMI I FUNDIT:

Abbott pas takimit me Bislimin, thotë se kanë biseduar edhe për ngjarjet e fundit në veri

Abbott pas takimit me Bislimin, thotë se kanë biseduar edhe për ngjarjet e fundit në veri

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, është deklaruar pas takimit që ka zhvilluar në ndërtesën e Qeverisë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Në një postim në Facebook, Abbott ka shkruar se me Bislimin kanë pasur një diskutim të dobishëm për sigurinë energjetike, ekonominë dhe ngjarjet e fundit – referuar situatës në veri të vendit.

Ambasadorët Hovenier e Abbott, takim me Kurtin e Bislimin
Lexo po ashtu Ambasadorët Hovenier e Abbott, takim me Kurtin e Bislimin

“Një diskutim i dobishëm me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për sigurinë energjetike, ekonominë dhe ngjarjet e fundit”, ka thënë ai.


Sipas ambasadorit, është e rëndësishme që Kosova të angazhohet me qytetarët dhe bashkësinë ndërkombëtare për situatën gjatë dimrit sa i përket energjisë.

Për takimin ka njoftuar edhe Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate për media.

Zëvendëskryeministri Bislimi dhe ambasadori Abbott biseduan mbi zhvillimet e ditëve të fundit në veri të Kosovës dhe për vendimin e Qeverisë për shtyrjen me datë 1 shtator 2022, të dy vendimeve mbi regjistrimin e targave në RKS dhe dokumenteve hyrje-dalje, të datës 29 qershor 2022, në koordinim me faktorët ndërkombëtarë amerikanë dhe evropianë”.

 “Gjithashtu, pjesë e bashkëbisedimit ishte dhe gjendja aktuale botërore energjetike dhe rritja e shpejtë e çmimit të importit të energjisë, ku zëvendëskryeministri Bislimi foli edhe për masat mbështetëse për qytetarët të miratuara nga Qeveria sa i përket emergjencës në furnizimin me energji”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, sot është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti, por që detaje nuk janë bërë të ditura ende. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori