LAJMI I FUNDIT:

Abbas paralajmëron: Palestinezët aktualisht janë kundër rezistencës së armatosur, por kjo shumë shpejt mund të ndryshojë

Abbas paralajmëron: Palestinezët aktualisht janë kundër rezistencës së armatosur, por kjo shumë shpejt mund të ndryshojë

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahomud Abbas, tha se tani për tani është kundër fillimit të një rebelimi të armatosur kundër Izraelit, por se kjo mund të ndryshojë në të ardhmen.

Në një intervistë për gazetën saudite Al Arabiya, ai tha se palestinezët po humbasin durimin kur bëhet fjalë për qëndrimin e Izraelit ndaj tyre.

“Unë nuk e mbështes rezistencën e armatosur palestineze, por kjo mund të ndryshojë. Mund të ndryshojë nesër, pasnesër ose në çdo kohë. Gjithçka po ndryshon. Palestinezët janë të shtypur dhe të shtypur deri në ‘shpërthim’. Ata po humbasin durimin”, tha 87-vjeçari, shkruajnë mediat.


Ai vuri në dukje se vetëqeverisja palestineze ka nënshkruar marrëveshje për luftën kundër dhunës dhe terrorizmit me 85 vende të botës.

“Ne, së bashku me Izraelin, jemi kundër terrorizmit dhe dhunës. Megjithatë, nëse Izraeli vazhdon me këto sjellje, ne do të jemi të detyruar të largohem nga marrëveshja e sigurisë. Unë do të jem i pari që do të anuloj angazhimin tim ndaj saj”, tha Abbas.

Ndryshe, presidenti i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të mbështesë përpjekjet e Palestinës për tu anëtarësuar plotësisht në Kombet e Bashkuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Peshkatari peruan rrëfen ngjarjen, pasi u shpëtua pas 95 ditësh i humbur në det - duke ngrënë breshka, zogj e buburreca

Peshkatari peruan rrëfen ngjarjen, pasi u shpëtua pas 95 ditësh i humbur në det - duke ngrënë breshka, zogj e buburreca

Botë
Erdogan flet në telefon me Trump – zbulohen detaje të bisedës mes tyre

Erdogan flet në telefon me Trump – zbulohen detaje të bisedës mes tyre

Botë
Pamje që thuhet se tregojnë aeroplanin me pasagjerë që “vendosi të sfidonte” tornadon, e cila po godiste Missourin

Pamje që thuhet se tregojnë aeroplanin me pasagjerë që “vendosi të sfidonte” tornadon, e cila po godiste Missourin

Amerika

"Të humbur, por jo të harruar": Si po i kërkon Ukraina të zhdukurit e luftës

Evropa
Zelensky i Ukrainës emëron shefin e ri të shtabit të përgjithshëm

Zelensky i Ukrainës emëron shefin e ri të shtabit të përgjithshëm "për të përshpejtuar reformat"

Botë
SHBA deporton qindra venezuelianë, pavarësisht se një gjykatë urdhëroi administratën e Trump të mos e bënte këtë

SHBA deporton qindra venezuelianë, pavarësisht se një gjykatë urdhëroi administratën e Trump të mos e bënte këtë

Botë
Kalo në kategori